Transmetuar më 17-10-2018, 10:09

Në Londër të Anglisë, bazuar në një studim të London’s Kings College, rreth 9 mijë persona në vit, vdesin për shkak të problemeve respiratore, të lidhura me trafikun automobilistik.

William Cottam, bashkë me ekipin e tij ka krijuar një Toxic Toby, një arush pelushi.

Bëhet fjalë për një arush i cili kollitet kur sasia e pluhurit në ajër, i kalon limitet e lejuara, duke alarmuar personat përreth.

Toxic Toby është një robot i realizuar në 3D, i cili analizon në kohë reale të dhënat e marra nga BreezoMeter, sajti i specializuar për kontrollin e cilësisë së ajrit.

Arushi bën pjesë në një fushatë sensibilizuese të realizuar nga William dhe ekipi i tij për të sensibilizuar njerëzit dhe politikanët lidhur me problemet me ndotjen.

Pas Londërës, siç shkruan noa.al, Toxic Toby do të vendoset në Paris, Romë dhe Milano, për të shkuar më tej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /a.y/noa.al