Transmetuar më 16-10-2018, 20:40

Një studim i fundit ka befasuar të gjithë me këshillën që kanë dhënë për dhimbjen e kokës.

Sipas një studimi të botuar në “The Journal of Pain”, dy gota birrë mund të jenë më efektive sesa ilaçi i dhimbjes, për dhimbjen e kokës.

Studiuesit në Universitetin e Greenwichit në Britaninë e Madhe, kanë zbuluar se konsumimi i dy gotave birrë mund të zvogëlojë dhimbjet e kokës.

Ngritja e përmbajtjes së alkoolit në gjak me rreth 0.08 për qind i lejon trupit të reduktojë në mënyrë të moderuar intensitetin e perceptimit të dhimbjes.

“Alkooli mund të krahasohet me ilaçe opioide si kodeina dhe efekti është më i fuqishëm se paracetamoli”, u shpreh Dr. Trevor Thompson, i cili udhëhoqi studimin në Universitetin e Greenëich në Londër./a.k/noa.al/