Transmetuar më 16-10-2018, 18:03

Një grua humbi jetën tragjikisht pasi u sulmua për vdekje nga qeni i saj.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në Uashingtoni DC, në banesën e Angela Smith.

55-vjeçarja u dërgua me plagë të rënda në spital, por nuk mundi të shpëtojë për shkak të kafshimeve të shumta që i kishte shkaktuar qeni në trup.

Punonjësit nga Aleanca e Shpëtimit arritën në shtëpinë e viktimës në orën 21:00 të së dielës, teksa thanë se qeni vijonte të sulmonte gruan.

Madje njëri prej tyre tha se për pak sa nuk u sulmua edhe një nga personat që shkuan në ndihmë të viktimës.

Ata e lidhën qenin duke përdorur një batanije, dhe I dhanë ilaç për gjumë. /k.k/noa.al/