Transmetuar më 16-10-2018, 17:45

Katër ditë pas vdekjes së dhimbshme të maturantit nga Gurrakoci i Istogut, në Kosovë, Diamant Osmanaj, ky qytet është tronditur nga një vdekje tjetër e papritur.

Indeksonline mëson se nxënësja e klasës së shtatë, Medina Buleshkaj ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme.

Nxënësja 12-vjeçare vijonte mësimet në shkollën fillore “Bajram Curri”, ndërsa ka ndërruar jetë papritur në klasë.

Pas momentit trishtues në klasë, ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes, por nxënësja ka arritur në spital pa shenja jete.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së vajzës së re. /k.k/noa.al/