Transmetuar më 16-10-2018, 16:11

Një kafshë e ngordhur në rrugët e Floridës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është bërë shkak për një aksident mes një autobusi me fëmijë dhe një fuoristrade.

Autobusi i shkollës u rrëzua në një pishinë pas përplasjes me mjetin tjetër.

Policia beson se shoferi i fuoristradës ishte përpjekur të shmangte goditjen e një kafshe të ngordhur që ndodhej në rrugë në momentin që ndodhi aksidenti.

Në momentin e incidentit në autobus ndodheshin 9 fëmijë. Fatmirësisht, asnjë nga nxënësit dhe as shoferi i autobusit nuk u lënduan ndërsa drejtuesi i fuoristradës ka marrë disa plagë të lehta në trup./b.l/noa.al/