Transmetuar më 16-10-2018, 15:39

Vitamina D është shumë e rëndësishme për të fiksuar kalciumin, për shëndetin e kockave të fëmijës, pra marrja e saj është shumë e rëndësishme duke filluar që nga lindja.

Kjo vitaminë është thelbësore për shëndetin e kockave dhe duke qënë kështu, gjatë periudhës së rritjes së fëmijës nevojitet një dozë e mirë e saj, kjo pasi në këtë periudhë do të hidhen bazat e duhura për një zhvillim të mirë.

Në rast të kundërt fëmija, gjatë rritjes mund të ketë probleme me kockat. Vitamina D ndihmon në sintezën e enzimave të pranishme në mukozat që sherbejnë për transportin aktiv të kalciumit që ndodhet në organizëm, i cili do të mundësojë një kalcifikim të mirë të kockave dhe dhëmbëve të fëmijës.

Disa hulumtues paraqitën të dhëna që tregonin se vitamina D i ndihmon fëmijët të humbin peshë si dhe bën të mundur reduktimin e shumë sëmundjeve të tjera.

Nëse keni nevojë për vitaminën D mund ta merrni nga rrezet e diellit si dhe ushqime të tjera si peshqit.

Studiuesit pohojnë se duhet të gjejnë më shumë prova nëse vitamina D i ndihmon fëmijët të humbin peshë apo jo. Por ajo që ka dalë kohët e fundit është se vitamina D është diçka ekstra në dietat e tyre. /b.l/noa.al/