Transmetuar më 16-10-2018, 13:46

I dashuri i saj i tregoi se kishte fiksim vajzat e vogla dhe gjyshja lejoi që ti përdhunonte mbesën. Një vajzë vetëm 20 muajshe u përdhunua nga i dashuri i ri i gjyshes së saj, e cila donte ti jepte një provë për dashurinë e saj.

Gruaja 47-vjeçare prej pak kohësh ishte lidhur me një 35-vjeçar me emrin Shane Alan Hartley.

Kur ai i tregoi se ishte pedofil, gruaja nga Adelaide, Australi, nuk mendoi për asnjë moment që ta largonte, por për ta kënaqur i dha të mbesën.

Burri u dënua me dhjetë vite burg, ndërsa këtë të premte u dha dënimi edhe për gruan, e cila do të duhet të vuajë katër vite në qeli.

Gruaja u njoh online me të dashurin. Fillimisht ajo i dha fotografi të mbesës zhveshur, ndërsa më pas e lejoi që ta përdhunonte, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2017.

Pas abuzimit, e mitura pësoi traumë të fortë dhe nisi të qante sa herë i ndërroheshin pelenat, shkruan noa.al. Ishin prindërit ata që nisën të dyshonin, deri sa zbuluan gjithçka. /a.y/noa.al