Transmetuar më 16-10-2018, 13:30

Këngëtarja Aurela Gaçe ditën e sotme feston ditëlindjen dhe me këtë rast ka publikuar një fotografi nga fëmijëria.

Vihet re se ajo ruan thuajse të njëjtat tipare si në vegjëli, ndonëse disi më të ndryshuara.

Madje ajo ka zbuluar me të qeshura “moshën” e saj, duke thënë se ndihet më “e nxënë”.

“Sot jam 20 vjeç, edhe jeta më thërret. Sot se si ndihem, si më e rritur, se edhe nxë njeriu me kalimin e kohës. Ditëlindja ime”, shkruan Aurela.

Kujtojmë se këngëtarja i ka kaluar të 40-at, por gjithsesi vijon të jetë në formë të mirë.

Ajo është nënë e dy vajzave Grace dhe Abigail Isabel. /a.y/noa.al