Transmetuar më 16-10-2018, 10:00

Një incident i tmerrshëm i cili mund ti ndodhë kujtdo, i ka kushtuar jetën një personi.

Një burrë i cili po lëvizte me shkallë elektrike, e pa veten me këmishën e bllokuar në to.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të diele, në stacionin nëntokësor të Longwood, në Bronx, New York.

Burri u tërhoq prej këmishës deri në qafë, ku dhe gjeti vdekjen i bllokuar mes ingranazheve të mekanizmit lëvizës.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka nisur hetimet, por paraprakisht mendohet për ngjarje aksidentale, shkruan noa.al.

Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë, e cila nuk është transmetuar në media për shkak të pamjeve të rënda, shihet burri teksa përpëlitet të lirohet nga mekanizmi.

Gjithçka ndodhi në pak sekonda dhe pavarësisht dërgimit në spital të Carlos Alvarez, 48 vjeç, ai u deklarua i vdekur në Lincoln Hospital. /a.y/noa.al