Transmetuar më 16-10-2018, 08:39

Emri i tij zyrtar, është vështirësisht i shqiptueshëm, Hunga Tonga-Hunga Ha’apai, por në të gjithë botën njihet si “ishulli marsian”.

Ky ishull me origjinë vullkanike u krijua në vitin 2015, por është i destinuar që të zhduket brenda 30 viteve. Ishulli ndodhet në Paqësor, në arkipelagun e Tonga.

Origjina e tij është vullkanike, pasi u krijua në vitin 2015, rreth një muaj pas aktivizimit të një vullkani të fuqishëm nënujor.

Magma e nxehtë në kontakt me ujin e ftohtë të oqeanit, shkaktoi shpërthime të fuqishme, duke hedhur materiale përreth, deri sa krijoi një kon rreth 100 metra të lartë.

Pas krijimit të Hunga Tonga-Hunga Ha’apai, ekspertët menduan se do zgjaste vetëm pak muaj, maksimumi në nj vit, për shkak të moshës së re të krijimit të erozionit në oqean.

Ndërkohë që ekspertët thonë se ishulli është i destinuar që të zhduket brenda 30 viteve. Ishulli ka ngjallur edhe kuriozitetin e shkencëtarëve të NASA, që gjeologjikisht rezulton e ngjashme me shkëmbinjtë e pranishëm në Mars, shkruan noa.al.

Hidhet hipoteza që në brendësi të shkëmbinjve mund të ketë mikroorganizma që mund të jetojnë në “planetin e kuq”. /a.y/noa.al