Transmetuar më 16-10-2018, 08:21

Jezusi aprovon dhurimin e organeve. Është ky mesazhi publicitar që jepet me anë të një video, për sensibilizimin e njerëzve në Australi.

Në videon që noa.al sjell më poshtë promovohet një dokumentar ku shihet Jezu Krishti i kryqëzuar, duke folur me dy legjionarë romanë dhe pohon se, “po, sigurisht do i dhuroja organet e mia. Mos harroni, unë jam Jezusi”.

Kjo video vjen pas një sondazhi, ku 80% e australianëve shprehen të gatshëm për të dhunuar organe, por vetëm 34% e tyre habi regjistruar si dhurues.

“Bëj atë që do bënte Jezusi”, është mesazhi që shfaqet në video.

Ky spot bën pjesë në promovimin e dokumentarit “Dying to Live”, të realizuar nga regjisori Richard Todd dhe të drejtuar nga Richard Bullock.

Por realizimi është kritikuar së tepërmi, duke u cilësuar si një provokim i ekzagjeruar. /a.y/noa.al