Transmetuar më 16-10-2018, 08:06

Ditën e djeshme, më 15 tetor, ish-kryeministri Sali Berisha, festoi ditëlindjen e tij të 74.

Por ndërsa urimet për të nuk kanë munguar, një surprizë të veçantë e ka marrë nga Presidenti Ilir Meta.

Një dhuratë simbolike, shoqëruar me një kartolinë urimi, për ish-bashkëpunëtorin e viteve të qeverisjes PD-LSI.

Mësohet se Meta i ka dërguar Berishës një buqetë me zambakë të bardhë dhe trëndafila ngjyrë blu.

Një gjetje simbolike, për të simbolizuar dhe ngjyrat e flamurit të Partisë Demokratike.

Bw sjell edhe foton e buqetës, ku shihet një kompozim gjithë shije. /a.y/noa.al