Transmetuar më 15-10-2018, 22:16

Tolgahan Sayışman dhe Almeda Abazi janë një nga çiftet më të pëlqyera në Turqi por edhe në Shqipëri.

Aktori turk Tolgahan dhe modelja shqiptare Almeda Abazi pasi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, tërhoqën gjerësisht vëmendjen e mediave turke.

Dyshja fillimisht kanë qenë miq shumë të mirë por më pas ata ranë në dashuri.

Tolgahan e shpreh shpesh në intervistat e tij se si Almeda e ka ndryshuar në karakter aktorin. 

‘’Përpara se të njihja Almedën, kam qenë tepër gjaknxehtë dhe impulsiv. Isha një person i paduruar që irritohej për çdo gjë. Por, falë Almedës kam ndryshuar. Tashmë jam shumë më i qetë, i duruar dhe mendoj çdo gjë shumë herë përpara se të veproj’’, shprehet aktori i shumë serialeve./a.k/noa.al/