Transmetuar më 15-10-2018, 18:09

Sheqeri ndikon në zhvillimin e kancerit dhe ushqen avancimin e tij, një detaj që mund të përdoret për të zbatuar dietat efektive për pacientët me kancer. Kjo ka rezultuar në një ekip studiuesish holandezë të cilë kryen një projekt të përbashkët kërkimor mbi këtë eksperiment i cili zgjati nëntë vjet, duke filluar në vitin 2008.

Është procesi metabolik ku qelizat e kancerit konvertojnë sasi më të mëdha të sheqerit të laktatit sesa indet e shëndetshme. Kjo është një tipar i njohur mirë për shkencëtarët dhe madje përdoret për të diagnostikuar disa neoplazma, siç janë ato në tru, megjithëse lidhja midis sheqerit dhe kancerit ka ende disa anë të errëta.

Shkencëtarët kanë vërejtur në eksperiment se sheqeri i ndërmjetësuar nga fruktoza 1.6-biofosfat – lidhet me aktivizimin e proteinave RAS, të cilat janë përgjegjëse për shumëfishimin e qelizave tumorale.

Nga eksperimrnti i bërë nuk dilnin qartë të gjitha ndikimet që sheqeri kishte në zhvillimin e qelizave tumorale sepse qëndronin dhe disa qeliza të pa eksperimentuara të cilat nuk lidheshin me proteinat Ras.

Ky detaj mund të shfrytëzohet në të ardhmen për të zhvilluar dietat që mund të kufizojnë përhapjen e kancerit. Megjithë rezultatet e arritura, për Thevelein dhe kolegët shkaku kryesor mbetet i panjohur.

"Hulumtimi ynë tregon se si konsumi i sheqerit nga qelizat kanceroze të çon në një cikël të mbyllur të stimulimit të vazhdueshëm të zhvillimit dhe rritjen e kancerit, kështu që është në gjendje të shpjegojë lidhjen mes forcës e efektit dhe agresivitetin e tumorit ", nënvizoi prof. Johan Thevelein. /b.l/noa.al/