Transmetuar më 15-10-2018, 17:45

Vijat nëpër trup ose ndryshe të njohura si “strijat” janë problem i përbashkët për shumë njerëz, sidomos për gratë pas shtatzënisë. Ato shfaqen për shkak të zgjerimit të shpejtë apo tkurrjes së lëkurës.

Kjo mund të ndodhë si rezultat i disa gjërave, si shtim të shpejtë në peshë ose humbje peshe, pas shtatzënisë, përdorimit të gjatë të disa medikamenteve të caktuara dhe kështu me radhë.

Si rezultat i shtrirjes së lëkurës, prodhimi i kolagjenit dobësohet dhe si rezultat shfaqen strijat. Mos u shqetësoni, këto dy receta të thjeshta në kushte shtëpie janë një zgjidhje ideale.

E bardhë veze: merrni të bardhën e një veze dhe lyeni zonat ku keni strija. E bardha e vezës është e pasur me proteina që ndihmojnë rinovimin dhe riparimin e pjesëve të dëmtuara të lëkurës. Aplikojeni 3 herë në javë këtë metodë.

Lëng patatesh: merrni patatet dhe ziejini bashkë me lëkurën. Ideale do të ishte nëse pataten do ta shtrydhnit në shtrydhëse frutash së bashku me lëkurën. Lyeni zonat problematike me lëngun e patates dhe mbajeni për disa orë. Kjo procedurë mund të përdoret çdo ditë. /b.l/noa.al/