Transmetuar më 15-10-2018, 17:26

Një grindje që është regjistruar në Rimini të Italisë ka përfunduar në tragjedi. Arsyeja për sherrin, që shkaktoi abortin tek një grua e re, ishin mbeturinat. Protagonistët e kësaj çështjeje ishin tre azilkërkuese, ku një nga nigerianet e përfshira në sherr humbi fëmijën.

Mosmarrëveshjet u zhvilluan brenda një shtëpie për gratë që kërkonin azil në Rimini. Faktet, datojnë të martën e kaluar, më 9 tetor.

Gruaja shtatzënë kishte nxjerrë mbeturinat dhe gjesti kishte gjeneruar protesta nga dy nigerianet e tjera. Në atë moment filluan që gratë të godasin njëra tjetrën, ku më keq e pësoi një 20 vjeçare, e cila ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.

Pas rrëmujës, vajza u ndje e sëmurë dhe u dërgua në spital. Pavarësisht ndihmës së mjekëve, të enjten vajza  ka abortuar fëmijën, duke ndërprerë shtatzëninë.

Tashmë dy nigerianet e përfshira në mosmarrëveshje rrezikojnë një ankesë për plagosje dhe policia do të duhet të konstatojë nëse shkaktare të abortit për 20 vjeçaren ishin goditjet e tyre./b.l/noa.al/