Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi.
Sipas RTK, mësohet se shkak i këtij vendimi ka qenë performanca jo e mirë e tij në krye të dikasterit të ministrisë së Brendshme.
Rrahim Pacolli, sekretar organizativ i AKR-së, tha për RTKlive se shkakrimi i ministrit Gashi ka ndodhur për shkak se ky i fundit nuk ka treguar përformancë të mirë.
“AKR e ka si praktikë që të bëjë vlerësimin e punës së gjithësecilit ministër. Është bërë vlerësimi i punës së Gashit dhe si pasojë ka ardhur deri të shkarkimi i tij”, tha ai, duke shtuar se kërkesa për shkarkim është bërë para disa ditësh, ndërkaq sot ka ndodhur largimi i tij.
Pacolli tha se AKR ende nuk ka vendosur se kush do ta zëvendësojë Gashin.
Ndërkohë, kohë më parë, partia që drejtohet nga Behgjet Pacolli shkarkoi ministrin e radhës të Brendshëm Falmur Sefaj, duke emëruar në atë kohë Bejtush Gashin, i cili sot është liruar nga detyra.