Transmetuar më 15-10-2018, 15:44

Akademia kineze e Shkencave ka realizuar një eksperiment, duke krijuar pasardhës te minjtë nga dy nëna. Sipas shkencëtarëve kafshët “bimateral” ishin të shëndetshme. Me këtë eksperiment thyhen edhe rregullat e riprodhimit.

Por si i kanë lindur minjtë pa kontributin e ADN-së mashkullore?

Shkencëtarët kinezë udhëhequr nga biologu Zhou Qi, eliminuan sekuencat kryesore të ADN nga qelizat burimore embrionale (haploid) të marra nga minj femra dhe i kanë ndërfutur me një vezë të fekonduar.

Me fjalë të thjeshta, sekuencat kryesore të mësipërme janë të bashkangjitura në ADN-në si një etiketë dhe janë në gjendje për të çaktivizuar gjenet: ato do të vdesin ose aktivizohen në materialin gjenetik sipas gjinisë; kur veza dhe spermatozoidet janë shkrirë, etiketat "kalojnë" përkryer dhe i japin jetë një embrioni jetësor.

Shkencëtarët kinezë kanë "prerë" këto etiketa në qelizat embrionale të një femre dhe kanë bërë të sigurtë bashkimin e përkryer me qelizën vezë të një tjetër femre, duke imituar sjelljen e një sperme në praktikë. Eksperimenti, ndonëse i habitshëm, nuk ishte gjë tjetër veçse një sukses në aspektin statistikor. 210 embrionet e prodhuara me këtë teknikë, në fakt, i dhanë jetën vetëm 29 minjve.

Qi Zhou dhe kolegët kanë provuar – pa sukses – për të arritur të njëjtin rezultat edhe duke përdorur vetëm qelizat mashkullore, përmes një teknike më komplekse. Ata arritën të bënin vetëm disa minj, por të gjithë ngordhën pas disa ditësh.

Pse u provua?

Studiuesit po përpiqen që t’i përgjigjen pyetjeve se pse kemi marrëdhënie seksuale. Gjitarët, duke përfshirë edhe ne, mund të shumohen vetëm përmes riprodhimit seksual./b.l/noa.al/