Transmetuar më 15-10-2018, 13:57

Së paku 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve masive, që kanë përfshirë jugun e Francës.

Zona më e goditur nga reshjet e dendura është Aude, e cila ndodhet në kufi me Spanjën.

Gjashtë janë personat e plagosur rëndë, ndërsa 1000 të tjerë janë evakuuar nga banesat.

Në vendin e ngjarjes ndodhen 300 zjarrfikës dhe 200 persona të tjerë pjesë e ekipeve të kërkim-spëtimit.

Në Aude një nivel i tillë uji nuk ishte parë që nga viti 1891.

Ndërkohë që si pasojë e situatës së krijuar, është lëshuar alarmi i kuq. /a.y/noa.al