Transmetuar më 15-10-2018, 13:12

Donte të lyente vetullat për ti bërë më të dendura dhe për të patur një shikim më të thellë, por rrezikoi që të humbte shikimin.

31-vjeçarja angleze Leanne Martin nga Manchester, kishte shkuar tek estetistja për të bërë pedikyr.

Por në sallon ju reklamua një trajtim i ri për vetullat dhe ajo u bind që ta provonte.

Mirëpo estetistja nuk bëri asnjë provë alergjie, duke u limituar në pyetjen e vajzës nëse ishte alergjike apo jo, nga trajtime të ngjashme që mund të kishte bërë më parë.

Pas disa orësh nga trajtimi, vajza nisi të ndjente kruajtje dhe djegie dhe me kalimin e kohës vetullat dhe sytë nisën që të ënjteshin.

Në atë moment vajza shkoi në spital, ku ju dha një krem me përmbajtje kortizoni.

Për disa ditë me radhë ajo aplikoi kremin, por efektet u zhdukën për shumë gjatë.

Sipas mjekëve nëse reaksioni alergjik do ishte lënë edhe disa orë më shumë pa u kuruar, 31-vjeçarja mund të kishte humbur shikimin, shkruan noa.al.

Ajo deklaroi se nga ana e sallonit u kërkua vetëm një ndjesë, ndërkohë që thotë që vendosi ta bëjë publik rastin e saj, në mënyrë që vajza të tjera të mos e pësojnë si ajo. /a.y/noa.al