Transmetuar më 15-10-2018, 12:14

Kryeministri Edi Rama ende pa u shprehur organi i akuzës del me përfundim lidhur me rastin e Xhisiela Malokut, vajzës nga Fushë Kruja, e cila denoncoi për dhunë ish-të dashurin e saj Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Në një takim që mbajti ditën e sotme me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe drejtuesit e policisë, Rama e quajti ish-oficerin Emiljano Nuhu, si shpifës me uniformë.

Sipas tij, deputetë, kryeministër, politikanë, nuk i fusin dot hundët në polici dhe nuk guxojnë që të ngrenë telefonin për t’i kërkuar favore ndonjërit prej drejtuesve të policisë.

Rama tha se policia po heton si gjithë të tjerët djalin e një deputeti në mbështetje të një vajze duke e akuzuar atë për dhunë, dhe duke e çuar atë në prokurori.

"Djali i deputeti është aty ku e ka çuar aty ku e ka çuar drejtuesi, dhe jo aty ku do ta kishte lenë dje partia. Dua një reflektim të plotë, një reagim i drejtë dhe një fakt që pavarësisht se Policia e Shtetit u godit nga brenda radhëve të saj prej një shpifësi të provuar katërçipërisht, u desh që shpifja të merrte dhenë. Kjo është e pajustifikueshme. Ku ishte drejtori i SHÇBA kur shpifësi me uniformë i solli me shkrim shpifjen e tij? Pse nuk reagoi kur u bë letra. Pse u la një shpifësi brenda radhëve të policisë, siç u krijua dhe hodhi shpifjen në kazanët e duhura dhe në pas kërkoi azil. Kujt ia kishte borxh për atë shpifje aq të rëndë. Pse iu mohua publikut shqiptar kamera e komisariatit, ndërkohë që në kamera është parë e gjithë e vërteta. Kjo që ngriti atë dallgë?”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se kjo është njëra anë, por nuk e justifikon dot gjithë atë baltë që mori Policia e Shtetit, duke thënë se u la gjithë Shqipëria të përpëlitej nga fantazitë me deputetë të armatosur që futen në komisariat.

“E vërteta në krahun e Policisë së Shtetit, dhe Policia e Shtetit që rri dhe pret të reagojë. Po unë s’mund ta pranoj dot që një jashtënxjerrje kaq e fëlliqur mbi policinë të marrë dhenë, nuk u jepet publikut po thjesht çohet në Prokurori”, deklaroi Rama.

Ai tha se kamerat iu dërguan Pokurorisë, por në to sipas tij rezulton fantazi që deputetë të armatosur që futen në komisariat dhe i vënë pushkën në ballë një punonjësi policie.

“Kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës e vërteta akoma s’ka veshur pantallonat, unë nuk e pranoj dot këtë që një provë aq vrastare për gjithë mizërinë e llafeve, nuk i jepet publikut dhe çohet në prokurori dhe aty mbyllet e papërdorshme se është provë hetimore”, deklaroi Edi Rama. /a.y/noa.al