Transmetuar më 15-10-2018, 10:21

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, mund të jetë përfshirë në të kaluarën në vrasje dhe helmime.

Është ky mendimi që ka ngjallur diskutime, i Presidentit amerikan Donald Trump, gjatë një interviste për ‘Cbs News’.

Gjithçka pasi iu përgjigj një pyetjeje lidhur me ekzistencën e mundshme të një lidhje mes liderit të federatës ruse me raste helmimesh apo vrasje.

Ai u përgjigj, “Ndoshta po. Ndoshta, por jo në vendin tonë”.

Lidhur me zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016, ku Trump kishte përballë Hillary Clinton, deklaroi se, “Moska ka ndërhyrë, por mendoj edhe Kina. Dhe mendoj sinqerisht që Kina është problemi më i madh”.

Më tej ai foli për ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale, që sipas tij, “Diçka po ndryshon. Diçka po ndodh. Nuk besoj se është idiotësi, por as nuk e di nëse luan rol dora e njeriut”. /a.y/noa.al