Transmetuar më 15-10-2018, 10:05

Një aksident i tmerrshëm, me pasojë tre të vdekur, përfshiu një avion turistik dhe disa këmbësorë.

Është kjo ajo që ndodhi këtë të diel në qytetin e Fulda, në Gjermani.

Nuk bëhen ende me dije shkaqet e aksidentit, por mësohet se viktimat janë dy të rritur dhe një fëmijë.

Policia ka hapur një hetim për të hedhur dritë mbi gjithë sa ndodhur.

Tashmë autoritetet kanë nisur verifikimet lidhur me licencën e pilotimit, të dhënë për mjetet fluturuese të turizmit.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici, teksa po kryhen veprimet e rastit për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al