Transmetuar më 15-10-2018, 08:52

“Vetëm pak metra distancë, penguan që të bëhej një prej aksidenteve më të rënda ajrore në histori”.

Bruce Landsberg, zëvendës president i National Safety Board, e shpjegoi kështu katastrofën e shmangur mrekullisht të një avioni Airbus A320 të ‘Air Canada’, në 7 korrik.

Pamjet e publikuara vetëm këto ditë tetori, tregojnë qartësisht se avioni i autorizuar për tu ulur në pistën 28 të aeroportit ndërkombëtar të San Francisco, afrohet në mënyrë të rrezikshme tek një tjetër pistë, ku katër avion të tjerë po prisnin ngritjen.

Duke kuptuar gabimin, piloti i avionit, rimori kuotë me shpejtësi, duke shmangur më të keqen.

Një tjetër anëtar i National Safety Board, deklaroi se, “Mbi 1 mijë persona ishin në rrezik, mund të kishin vdekur ose do ishin plagosur rëndë”. /a.y/noa.al