Transmetuar më 15-10-2018, 08:12

Intervista e fundit, albumi i fundit dhe më pas do të fiken reflektorët. Këngëtari i njohur Michael Buble rrëfeu për revistën “Weekend” se do të tërhiqet zyrtarisht nga bota e muzikës.

Ai shpjegoi se jeta e tij ka ndryshuar totalisht, që kur zbuloi sëmundjen e djalit Noah, 5 vjeç. Fëmija e fitoi betejën me tumorin, por perceptimi i tij për jetën ka ndryshuar.

Buble rrëfen se kur mësoi për sëmundjen e djalit, pohon se ka menduar vdekjen.

Ai dhe bashkëshortja e tij, modelja Luisana Lopilato, e përballuan bashkë atë periudhë të vështirë, ndërkohë që u bënë dhe me dy fëmijë të tjerë Elias 2 vjeç, dhe vajzës Vida, e ardhur në jetë dy muaj më parë.

Michael thotë se bëri gjithçka që t’ia bënte djalit sa më të lehtë terapinë, por shton se ndihej në siklet prej popullaritetit të tij, “Kjo është intervista ime e fundit, më pas do dalë në pension”.

Pas një muaji, më konkretisht më 16 nëntor do të dalë albumi i tij i ri me titull “Love” dhe ky sipas Buble është momenti i duhur për t’u tërhequr, duke e lënë karrierën në majën e tij, shkruan noa.al.

“Kam vendosur që nuk do e lexojë më emrin tim në media. Nuk do i përdor më as rrjetet sociale. Interesi im ka ndryshuar, nuk do mendoni më për mua”, deklaroi këngëtari. /a.y/noa.al