Transmetuar më 14-10-2018, 17:45

OSHEE njofton për ndërprerje energjie në disa zona të Tiranës.

Ditën e nesërme një sërë zonash të Tiranës do të duhet të presin ardhjen e energjisë elektrike e cila pritet të shkëputet nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 14 të drekës.

Shkak për ndërprerjen do të jetë ndërhyrja e OSHEE-së në nënstacionin Dinamo, ku do të ketë disa riparime.

Njoftimi i OSHEE:

Për shkak të remontit të planifikuar në nst. Dinamo, nesër në datën 15 tetor do të stakohet energjia elektrike në intervalin kohor 09;00-14;00.

Pa energji do të mbesin;

-Zona pranë shinave të Trenit,

-Rr. Vangjel Noti, Zona Ish kombinatit Josif Pashko,

-Paskuqan, Kodër Kamëz, Kamëz, Rr Jordan Misja, Babrru Pjeserisht,

-Zona e Kodrës së Kuqe./a.k/noa.al/