Transmetuar më 14-10-2018, 16:09

Refuzimi i drejtë për të bërë seks, i një djali të mitur, përfundoi në mënyrë të tmerrshme pasi gruaja agresore i vuri flakën duke i djegur organin gjenital.

Kjo ndodhi në Indi, në qytetin Chapraula, pranë kryeqytetit Nju Delhi, raporton noa.al duke cituar mediat lokale.

Gruaja, një 20-vjeçare e martuar, si duket nuk ngopej me të shoqin.

Ajo ruajti momentin kur burrin nuk e kishte në shtëpi dhe arriti të bindë një djalë 13-vjeçar që të vijë në shtëpinë e saj.

Me t’u futur në banesë, 20-vjeçarja nisi ta ngacmojë seksualisht.

Djali, në moshë të mitur, nuk pranoi të dorëzohej.

Kjo situatë e acaroi 20-vjeçaren.

Ajo papritur i vuri flakën duke i djegur të miturit organin gjenital.

Menjëherë më pas u zhduk nga shtëpia.

Policia tha se e ka shpallur në kërkim të dyshuarën e krimit.

Djali u dërgua në gjendje kritike për ndihmë spitalore.

Ngjarja bëhet edhe më tronditëse për faktin se gruaja e re duket se ishte e fiksuar pas djalit tashmë 13 vjeç.

Nëna e të miturit dëshmoi në polici se prej kohësh 20-vjeçarja e ngacmonte dhe përpiqej të përfitonte seksualisht nga djali i saj. /a.b/noa.al/