Transmetuar më 14-10-2018, 13:53

Një talent i pastër për të cilin ishte folur shumë se do të shihej në Formula 1, duke ndjekur gjurmët e të atit, i cili ndodhet në koma qysh prej aksidentit tragjik të disa viteve më parë, teksa bënte ski në Meribel të Francës.

Por tashmë suksesi është për Schumacher Junior, djalin e Michael Schumacher, Mick.

I riu u shpall kampion europe në Hockenheim të Gjermanisë, ku zuri vendin e parë në Formula 3.

“I jam shumë mirënjohës ekipit tim që më mundësoi këtë eksperiencë dhe që unë munda të jetoj ëndrrën time”, deklaroi Mick Schumacner, teksa fitoi triumfin e parë në kampionatin europian të garës me makina Formula 3.

Mick Schumacher u shpall këtë të shtunë kampion i Euro Formula 3, për vitin 2018.

Pas kësaj fitoreje, bëhet edhe më i mundshëm transferimi i 19-vjeçarit në Formula 2. /a.y/noa.al