Transmetuar më 14-10-2018, 12:51

Për pak ditë mbush 96 vjeç, por ka dy arsye me sa duket për të festuar. Kjo pasi përveç ditëlindjes, ai feston edhe divorcin nga një grua 41 vite më të re, e cila u martua me të nëpërmjet mashtrimit.

Ai i ve, ndërsa gruaja e dytë, nuk e lejoi asnjëherë që të kryenin marrëdhënie seksuale.

Burri që nga vitit 2007 jetonte në një azil për të moshuarit në Lanciano të Italisë.

Ndërsa gruaja e tij, kishte përgatitur funeralin e tij, me arkivol gri, nekrologjinë dhe gjithçka gati për funeralin e tij.

Por gjykata civile vendosi zgjidhjen e martesës të ish-policit N.E., dhe gruas 55-vjeçare T.C. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Cleonice Cordisco, Giovanni Nappi dhe Marina Valente.

“Më në fund u bë drejtësi”, deklaroi këtë të premte avokati Andrea Cerrone, pas vendimit të divorcit. Ish-gruaja jo vetëm që nuk do mund të marrë më pensionin apo trashëgiminë, por u detyrua që të paguajë 4335 euro shpenzime gjyqësore.

Por u zbulua se për martesën mes të moshuarit dhe gruas nuk dinte askush asgjë, madje as vajzat e tij. Gruaja e kishte njohur të moshuarin, teksa negocionte shitjen e apartamentit të tij, shkruan noa.al.

Pas kësaj ajo shkoi disa herë ta vizitonte në qendrën ku jetonte i moshuari, deri sa e bindi të moshuarin, ndonëse ai nuk i dinte as mbiemrin gruas.

Sipas avokatit të të moshuarit, paratë e siguruara nga shitja e apartamentit, vetëm një pjesë e vogël kishin shkuar për vajzat, ndërsa shumën e majmë e kishte marrë gruaja, e cila synonte të përvetësonte gjithçka kishte i moshuari. /a.y/noa.al