Transmetuar më 14-10-2018, 10:40
Foto ilustruese

Trupat e 11 fëmijëve, janë zbuluar në qese plehrash në një kompani funerale. Është ky zbulimi i bërë në një kompani funerale në Detroit, SHBA.

Disa punëtorë ndërtimi, e bënë zbulimin tronditës mbrëmjen e së premtes, teksa po punonin për ta kthyer ndërtesën në një qendër tregtare.

Siç raportojnë mediat amerikane, tetë nga kufomat u gjetën në një kuti kartoni, ndërsa tre të tjera në qese plehrash, brenda një arkivoli.

Gjithçka ishte fshehur në një gropë, poshtë dyshemesë.

Kompania funerale ishte mbyllur në muajin prill, pasi inspektorët kishin gjetur disa shkelje dhe trupa që mbaheshin në kushte aspak higjienike, shkruan noa.al.

Ndërkohë trupa të tjerë ishin gjetur të balsamosur jo siç duhet dhe ishin mbushur me myk. /a.y/noa.al