Transmetuar më 14-10-2018, 08:30

Donte që të bënte një fotografi selfie në ballkon, duke fiksuar panoramën që e rrethonte, kur për shkak të një ere të fuqishme, humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga kati i 27.

Ngjarja e rëndë e fiksuar në një video ka ndodhur në lagjen rezidenciale të Cangrejo, në Panama.

Incidenti u konfirmua nga shërbimet e sigurisë në Panama, duke shkruar, “Mos rrezikoni jetën për një selfie. Është më e rëndësishme të humbësh një minutë në jetën tuaj se sa të gjithë jetën në një minutë”.

Ndërkohë një mik portugez i viktimës shkroi, “Kjo grua ishte një mikja ime e shtrenjtë, nënë e dy fëmijëve. Quhej Sandra dhe ishte në Panama për punë, ku punonte si mësuese”.

Sakaq një studim i fundit i “India Institute of Medical Sciences” në New Delhi, zbuloi se 259 persona, kanë humbur jetën duke bërë fotografi selfie nga tetori i vitit 2011 deri në nëntor 2017. /a.y/noa.al