Transmetuar më 13-10-2018, 20:50

Edhe pse temperaturat janë ende të larta, në ditët në vijim pritet që moti të jetë më i ftohtë.

Gripi është komplikacioni më i përhapur në këtë sozon.

Më poshtë keni këshilla me vlerë se si ta parandaloni gripin dhe të ftohtin pa ardhur akoma.

Merrni mjaftueshëm vitaminë D

Studimet tregojnë se vitamina D aktivizon mbrojtjen e trupit ndaj infeksione. Për ta marrë nga ushqimet është pak e vështirë, por mund të merrni suplemente me recetën e mjekut.

Mbajini duart të pastra dhe larg fytyrës

Edhe pse nuk e vini re, ju e prekni shumë fytyrën. Një studim i vitit 2016 ka zbuluar se një person e prek fytyrën 16 herë gjatë një ore.

Virusi merret lehtësisht nga duart, prandaj më e mira do të ishte të shmangni edhe takimin e duarve me të tjerët.

Dezinfekto telefonin

Të gjithë e dini që telefoni është burim infeksioni dhe papastërtish, por ka mënyra për ta dezifektuar.

Merrni mjaftueshëm zink

Nëse përdorni tableta që përmbushin nevojat e trupit për zink do të ndaloni prekjen nga viruset ose do të ndaloni përhapjen dhe kohëzgjatjen. /k.k/noa.al/