Transmetuar më 13-10-2018, 15:16

Një ngjarje e pabesueshme i ka ndodhur një çifti të porsamartuar në Sri Lanka.

33-vjeçarët Gina Lyons dhe Mark Lee nga Britania e Madhe, kishin pirë 12 gota rum në momentin që kanë firmosur kontratën.

Çifti pa se hotelit po i mbaronte kontrata e përdorimit, ndaj vendosi që ta blinte biznesin për tre vite.

Kostoja për këto vite ishte prej gati 40 mijë dollarësh në total. Çifti firmosi dokumentet, edhe pse çdo gjë u zhvillua në një gjuhë që nuk e merrnin vesh. 

Por në momentin që u doli pija, i zuri paniku për atë që kishin marrë përsipër.

Pasiguria ishte më e madhe kur mësuan se vajza ishte shtatzënë dhe paratë mund t’i kishin shpenzuar ndryshe.

Mediat e huaja shkruajnë se Gina dhe Mar e hapën hotelin. 

Madje ata i bënë edhe 8000 dollarë riparime dhe janë shprehur se puna po ecën mirë.

“Familjarët dhe miqtë tanë mendojnë se ne jemi idiotë dhe se nuk duhej ta kishim bërë një gjë të tillë. Morëm ca borxhe për dasmën dhe jetojmë në një shtëpi të vogël. E tani jemi duke pritur edhe një fëmijë”, kanë thënë ata. 

Martesa mund të jetë dita më e veçantë për shumëkënd, ama atë ditë mos e teproni me pijen, pasi të nesërmen mund të prisni çudira./a.k/noa.al/