Transmetuar më 13-10-2018, 13:02

Nëna e një djali autik ka treguar momentet e tmerrit dhe thotë se fëmija i saj u tërhoq zvarrë nga stafi i shkollës në Kentucky të Shteteve të Bashkuara.

Jo Greyson tha se 11-vjeçari pësoi prerje dhe plagë në trup nga akti i dhunshëm.

Në një video të regjistruar nga kamerat e sigurisë shihet Thatcher ndërsa tërhiqe zvarrë në korridorin e shkollës Tates Creek, pasditen e 14 shtatorit, shkruan Daily Mail.

Arsyeja e dhunës së pazakontë ishte refuzimi i fëmijës për tu ngritur nga dyshemeje, dhe mësuesit aplikuan metodën më të rëndë të mundshme, duke e tërhequr zvarrë.

Nëna zbuloi se çfarë i kishte ndodhur të birit kur pa plagët në trup në darkë.

Përmes një deklarate, zyrtarë të shkollës thanë se rasti është duke u hetuar. /k.k/noa.al/