Transmetuar më 13-10-2018, 09:14

Presidenti Ilir Meta ka preferuar ta kalojë këtë fundjavë larg zhurmës së kryeqytetit.

Ai ka zgjedhur të urojë këtë mëngjes të shtune nga Valbona. Një ditë më parë ai nisi vizitën në Tropojë.

Meta ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale një foto të shkrepur në Valbonë, ku ndodhet në shoqërinë e mikut të tij, Mitro Çela.

“Të dashur miq, nga Valbona e mahnitshne ju uroj mirëmëngjes së bashku me mikun tim të dashur, Mitro Çela!”, shkruan Meta./b.l/noa.al/