Transmetuar më 12-10-2018, 19:34

Ndodh që punonjësit të penalizohen nëse nuk përmbushin detyrat të cilat ju janë ngarkuar.

Padiskutim që një gjë e tillë mund të ndodhë në vende si Kina.

E pikërisht, në lindjen e largët disa punonjës janë turpëruar nga pronari i tyre, pasi nuk përmbushën detyrat.

Pamjet e çuditshme tregojnë 30 punëtorë meshkuj, të veshur vetëm me bokse, duke ecur nëpër rrugët e qytetit, Jiangmen më 1 tetor, duke shkaktuar habi tek banorët.

Ata ishin ndihmës shitës në një palestër dhe nuk arritën fitimin e pritshëm, sipas mediave kineze. /k.k/noa.al/