Transmetuar më 12-10-2018, 16:10

Një motoçiklist i cili ka qenë duke ecur, ka rrëshkitur me motorin e tij në rrugën e lagësht ku po udhëtonte me shpejtësi dhe ka përfunduar përpara një makine.

Goditja e tij me makinën fatkeqësisht ka qenë fatale dhe mbërritja e autoambulancës nuk ka mundur të bëjë asgjë për të.

Ngjarja ka ndodhur në Rusi, ndërsa motoçiklisti ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pamjet janë filmuar nga një tjetër makinë që ishte duke kaluar pranë vendit të aksidentit, dhe tregon momentin kur motoçiklisti humbet kontrollin dhe përfundon në tokë dhe ndërpriten vetëm pak para përfundimit fatal./b.l/noa.al/