Transmetuar më 12-10-2018, 14:01

Tiranë, NOA.al- Kthjellimet dominojnë Shqipërinë deri në orët e pasdites kur vranësirat shfaqen fillimisht në zonat malore Lindore por gradualisht vranësirat do të përfshijnë dhe zonë e ulët.

Mbrëmja dhe orët e natës sjellin mbulim të territorit me vranësira të dendur por pa mundur të sjellin shira.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë thuajse konstante në vlerat e mëngjesit.

Por një rënie e lehtë pritet gjatë mesditës duke variuar nga 5deri 26°C.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor, për pasojë në det do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë. /a.y/noa.al