Transmetuar më 12-10-2018, 13:06
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Tiranë.

Rreth orës 12:45 të kësaj të premte, në Selitë është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar Mikel Shira, 18 vjeç.

I plagosuri është qëlluar me plumb në këmbë, ku për pasojë është dërguar për mjekim në spital.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, rrethanat e të cilit po hetohen.

Aktualisht po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit.

Nga ana e policisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit/ve. /a.y/noa.al