Transmetuar më 12-10-2018, 09:44

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka mbyllur disa subjekte dhe ka gjobitur disa të tjerë të cilët vepronin në afërsi të shkollave jashtë kritereve të lejuara.

Në kuadër të sigurisë ushqimore dhe monitorimit të të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor pranë institucioneve arsimore në vend shkolla, kopshte, çerdhe, AKU ka kryer në rang vendi 227 inspektime.

Konkretisht, nga trupat inspektuese të AKU-së janë marrë masa administrative:

65 masa administrative me paralajmërim, 13 masa administrative me gjobë në vlerën 1 720 000 lekë si dhe dy ndërprerje aktiviteti.

Ndërkohë gjatë inspektimeve, janë dhënë edhe këshillime ndaj subjekteve duke bërë të mundur eliminimin e problemeve që mund të konstatohen nga produktet ushqimore.

AKU inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi nga këto subjekte pranë shkollave dhe kopshteve në [email protected] si dhe në portalin e bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. /a.y/noa.al