Transmetuar më 12-10-2018, 09:00

Së paku 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut, nga reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit.

Është ky bilanci i viktimave në Kolumbi, në qytetin e Marquetalia.

Reshjet e dendura shkaktuan rrëshqitje dherash, duke zënë poshtë disa shtëpi.

Kryebashkiaku Luis Betancourt, deklaroi se mes viktimave janë edhe pesë fëmijë, mes tyre dy të sapolindur.

Sakaq, ekipet e kërkim-shpëtimit, shpëtuan 28 persona, teksa vijojnë kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë. /a.y/noa.al