Transmetuar më 11-10-2018, 17:28

Për tifozët e Tiranës ky moment duhet të kishte ardhur më herët, por vetëm sot drejtuesit e klubit kanë shkarkuar trajnerin Ze Maria nga drejtimi i klubit.

Shkarkimi ishte i paralajmëruar, teksa humbja ndaj Laçit rezultoi fatale për brazilianin, i cili edhe gjatë atij takimi u shfaq nervoz me lojtarët e tij.

Ze Maria është larguar së bashku me stafin e tij ndërsa stërvitjen e ka drejtuar trajneri i portierëve Egbo.

Ze Maria është takuar më pas më presidentin Halili ku kanë diskutuar dhe detajet e fundit të prishjes së kontratës 2-vjeçare.

Tirana vijon të mos gjejë qetësi, duke thelluar edhe më tej krizën. /k.k/noa.al/