Transmetuar më 11-10-2018, 16:49

I zoti i një qeni të rracës Rottweiler është zhgënjyer nga policia e Sasarit. Burri e ka vrarë kafshën që pak më parë kishte dalë nga gardhi i një vile në periferi të qytetit për të sulmuar një fëmijë  3 vjeçar të ulur në rrugë, jo shumë larg nga prindërit.

Përveç denoncimit për lënie të lirë të qenit dhe dëmtimeve që i kishte shkaktuar vogëlushit  nga kafshimi dy herë në këmbë burri do përgjigjet edhe për vrasje të kafshëve .

Dëshmitarët thonë se e kishin parë burrin ti qëllonte qenit me bastun dhe pastaj e kishte lidhur për fyti me kollare deri sa kishte ngordhur . Përveç policisë së zonës kishte ndërhyrë dhe një veteriner i cili konfirmoi që qeni kishte ngordhur .

Duke iu referuar gjithnjë asaj çka thonë dëshmitarët, para se qeni të sulmonte djalin e ëma e kishte tërhequr vogëlushin për ta mbrojtur, por qeni e kishte kafshuar në njërën këmbë .

Babai i kishte hedhur një copë drunje në gojë, por kjo ishte e kotë derisa ndërhyri i zoti i qenit që e vrau pa pikë mëshire./b.l/noa.al/