Transmetuar më 11-10-2018, 15:01

(NOA) – Një burrë shqiptar shihet si abuzues fëmijësh dhe fotot e tij publikohen në përpjekje për të nxitur fëmijë dhe prindër që të denoncojnë raste të tjera të mundshme.

Personi që shikoni në fotot e sjella nga noa.al është Sulo Senka, 55 vjeç, i biri i Ibrahim dhe Feride Senka.

Policia e Larisa në Greqi konfirmoi sot se dje ka nisur në bashkëpunim me prokurorinë lokale, një hetim intensiv për të evidentuar dhe provuar krime seksuale që thonë se Sulo Senka ka konsumua me të mitur.

Sulo Senka është arrestuar dhe ndodhet në gjendje paraburgimi.

Ai shihet si përgjegjës agresioni seksual në Greqi, ndaj fëmijësh nën moshën 14 vjeç.

Sulo Senka

NOA.al zbardh se në shënjestër të Sulo Senkës ishin shoqe të vajzave të tij të mitura.

Në vitin 2013, Senka kishte marrë në makinë një vajzë të mitur në Trikala ku kishin vendbanimin dhe e kishte çuar në një vend të izoluar në përpjekje për ta përdhunuar.

Më herët, në vitin 2009, Sulo Senka kishte tentuar të përdhunonte kushërirën e tij 14-vjeçare, por nuk kishte arritur dot. Por në vitin 2013, i ishte sulur sërish duke arritur të kryejë veprën e shëmtuar.

Hetimi nisi javët e fundit, pasi një vajzë 14-vjeçare më në fund vendosi të flasë dhe tregoi në policinë e Trikala, se që prej moshës 7-vjeçare ngacmohej seksualisht prej Sulo Senkës.

Vajza tha se të paktën 2 ose 3 herë në javë përballej me ngacmimet e tij. Në këmbim të veprave të turpshme që i bënte, i jepte 3-4 euro dhe përpiqej ta qetësonte duke i thënë se ajo që bënin ishte ‘normale’.

Sakaq, një vajzë tjetër e mitur, refuzoi shumën prej 20 eurosh që Sulo Senka i ofroi në këmbim të ngacmimeve seksuale.

Duke parë se dyshimet ndaj tij po rriteshin, Sulo Senka vendosi të largohet nga Trikala duke shkuar në ishullin e largët Rodos.

Ndërkohë një tjetër vajzë, 12 vjeçe, denoncoi në prani të psikologut se ishte abuzuar seksualisht që kur ishte 6 vjeçe. Autoritetet njoftuan se vajza iu nënshtrua kontrolleve dhe paraqet probleme serioze psikologjike si shkak i traumës gjashtëvjeçare.

Policia greke tha se fton qytetarët duke u siguruar anonimitetin, të denoncojnë në numrat e telefonit 24310-63022 dhe 24310-63023 të policisë së rajonit Trikala. /a.b/noa.al/

Sulo Senka