Transmetuar më 11-10-2018, 13:25

Gazetari i zhdukur prej tetë ditësh, është copëtuar me një motor sharrë. Është kjo ajo që thuhet për gazetarin saudit Jamal Khashoggi, i cili u zhduk pak pasi hyri në konsullatën e vendit të tij në Stamboll, Turqi.

Pretendohet se është copëtuar brenda ndërtesës nga agjentët e shërbimeve të Riad.

Ndërkohë copat e trupit janë nxjerrë jashtë, të fshehura brenda një furgoni të zi.

Është kjo ajo që pretendon një burim investigativ turk, i cituar nga ‘New York Times’.

Ndërkohë televizioni privat turk ‘Kanal 24’, shfaqi imazhet e fundit të gazetarit, teksa hynte në konsullatë dhe më pas ato të një furgoni të zi duke dalë.

Mjeti rezulton të ketë përshkuar 2 kilometër, duke parkuar më tej në një garazh të rezidencës së konsullit saudit.

Ndërkohë Riadi i ka cilësuar gjithmonë të pabaza akuzat e ngritura, shkruan noa.al.

Sakaq e fejuara e Jamal Khashoggi, Hatice Cengiz, i drejton një apel të dëshpëruar Presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshortes së tij Melanie, “Ju përgjërohem, më ndihmoni të hedh dritë mbi zhdukjen e Jamal.

Ndërkohë nga ana e tij Trump shprehet se ka kontaktuar me autoritetet në Riad, duke kërkuar shpjegime për rastin, “Është një ngjarje shumë e shëmtuar, do i shkojmë deri në fund”. /a.y/noa.al