Emigranti shqiptar merr 25 vjet burgim për pengmarrje në gjykatën greke
Transmetuar më 11-10-2018, 13:42

(NOA) – Një emigrant shqiptar duhet të vuajë 24 vjet e nëntë muaj heqje lirie me izolim në qeli, pasi gjykata greke në Kallamata, çmoi të drejtë pretencën e prokurorisë për ta dënuar për aktin e pengmarrjes.

Burri 41-vjeçar nga Shqipëria, Dritan Mullaj, prej vitesh emigrant në Greqi, akuzohet se më 17 maj të këtij viti, kreu një akt pengmarrjeje brenda mjediseve të gjykatës penale në Kallamata, raporton noa.al.

Sipas dosjes hetimore, 41-vjeçari mori peng djalin e shefes së njohur të kuzhinës, Meri Panajaku, duke kërcënuar atë dhe forcat policore që u mblodhën në vendngjarje, brenda sallës së seancave gjyqësore.

Meri Panajaku

Emigranti shqiptar ishte i pranishëm në gjykatë në procesin për divorc me të shoqen dhe në rolin e dëshmitarit ishin ëmë e bijë grekë, që Dritani i shihte si përgjegjës për ndarjen.

Papritur, 41-vjeçari nxori nga trupi një armë zjarri të llojit pistoletë dhe me të, nisi të kërcënojë 12 të pranishmit.

E para që u përfshi në agresionin e shqiptarit ishte një grua police e cila iu sul t’i merrte armën, por 41-vjeçari e çarmatosi duke bërë që policja ta hedhë armën e saj në tokë dhe ta shtyjë larg saj.

Dritani kërcënoi dhe 38-vjeçarin Andoni Panajako dhe mbajti peng gjithë sa ishin brenda sallës së gjyqit dhe iu drejtua me fjalët: ‘Më shkatërrove jetën, do të të vras’. Në ato çaste, u sul e ëma e Andonit, kuzhinierja e njohur e programeve televizive greke, Meri, e cila pushtoi m duar të birin dhe iu drejtua Dritanit: Më vrit mua, jo tim bir.

Në situatën e panikut që u krijua, një qytetar i pranishëm bëri atë që policja nuk e bëri dot dhe arriti ta çarmatosë shqiptarin.

Në seancën e djeshme gjyqësore, shqiptari nga dëshmitar u shndërrua në të pandehur, akuzuar për vrasje në tentativë, grabitje, trazira gjyqësore, mbajtje të paligjshme arme zjarri dhe rezistencë ndaj forcave policore.

Ai u shpall fajtor pa të drejtë zbutje dënimi dhe pa të drejtë apelimi dhe u dënua me 24 vjet e 9 muaj burgim.

Pse Dritani kreu pengmarrjen

I thirrur si dëshmitar në procesin e familjes Panajaku, Dritani kishte ‘hesape’ për të ‘larë’ me ta. Ai i shihte si përgjegjës ëmë e bijë, për ndarjen e tij me të shoqen, pasi ata kishin ofruar punë dhe strehim për të shoqen dhe dy fëmijët e tyre dhe çifti kishte shkuar në ndarje. /a.b/noa.al/

Salla e gjyqit ku ndodhi ngjarja

NOA Sondazh