Transmetuar më 11-10-2018, 12:25

Reperi Rigels Rajku, i njohur nga të gjithë si Noizy, është një prej reperëve më të pëlqyer nga rinia shqiptare.

Mirëpo ai ka mbetur i surprizuar kur ka zbuluar se është bërë pjesë edhe e teksteve shkollore.

Ai ka publikuar një fotografi në Instagram, ku e gjen veten e tij në një detyrë shkolle.

“Në libra shkolle”, shkruan Noizy, teksa publikon krenarë pjesë nga faqja e librit.

Megjithatë ai nuk bën me dije se kujt libri i përket figura e tij.

Ai bën pjesë në një ushtrim ku thuhet se Noizy është reperi më i njohur për të rinjtë shqiptarë. /a.y/noa.al