Transmetuar më 11-10-2018, 11:44

Vrau të shoqin pasi sikurse thotë, ngacmonte seksualisht vajzën e tyre. Dhe menjëherë më pas, 37-vjeçarja Soledad Magdalena, një grua nga Berazategui, në Argjentinë, u dorëzua tek autoritetet policore.

Ajo u burgos në fillim të muajit të kaluar pas ngjarjes, por u la sërish e lirë pas një muaji e dy ditësh, për t’u bashkuar me tre fëmijët e saj.

Gjyqtari Gustavo Mora refuzoi kërkesën për arrestimin e Soleda Magdalena, duke firmosur lirimin e saj nga paraburgimi.

Megjithatë Magdalena vijon të hetohet për vrasjen e të shoqit, Cristian Senra, 38 vjeç.

Saka, në mbrojtje të Soledad është angazhuar shoqata “Futura”, e cila e e ekspozon gjithçka si ngjarje të ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes.

“Mbrojti të bijën nga një sulm seksual”, deklaroi shoqata.

Edhe Soledad e argumentoi ekzekutimin e të shoqit, duke thënë se ai ishte i fiksuar pas vajzës 14-vjeçe, të cilën gruaja e kishte nga një martesë e mëparshme, ashtu sikundër ka me bashkëshortin e parë, edhe një djalë 18 vjeçar.

Kurse nga martesa e tyre, Soledad dhe Cristian kishin bashkë edhe një fëmijë 4 vjeçar.

Gjatë marrjes në pyetje, gruaja deklaroi se kishte kuptuar se i shoqi ishte i fiksuar pas të bijës ndaj ajo u detyrua të reagonte.

Magdalena tregoi dhe momentet fatale:

“U hodh mbi të dhe po e prekte mes këmbëve. Në atë moment mora një xhaketë dhe ia shtrëngova rreth fytit duke tentuar të shpëtoj time bijë. Doja vetëm të shpëtoja vajzën”, tregon gruaja. /a.y/noa.al