Transmetuar më 11-10-2018, 10:12

Një skaf i cili transportonte 352 kilogramë marijuanë është bllokuar nga policia italiane.

Roja bregdetare e Barit, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të mërkurës, pas një ndjekje në det ka bllokuar mjetin lundrues të drejtuar drejt brigjeve italiane.

Në të janë gjetur 222 pako me drogë, me peshë totale prej 352 kilogramësh, ku në vlerë tregu shkon rreth 3 milionë euro.

Sakaq është arrestuar në kushtet e flagrancës një 41-vjeçar italian, me banim nga Leçe.

Dyshohet se gomonia ishte ngarkuar në Shqipëri dhe kishte si destinacion tregun e shtetit fqinj. /a.y/noa.al