Transmetuar më 10-10-2018, 21:01

Brendon Gigollaj që u rrah ditë më parë në Novi Sad të Serbisë ka rrëfyer për RTV Dukagjinin ngjarjen.

Ai thotë se ende ka probleme shëndetësore, por thekson se nuk mund të kthehet në Kosovë për shkak të procedurave.

Ishte bashkë me Çlirim Malokun i cili ishte rrahur në Novi Sad të Serbisë.

Brendon Gigollaj, tregon me detaje për natën kur u sulmuan:

“Kemi dalë në pije me atë shokun tim. Kur kemi dashtë me shkua në shtëpi e kam pyetur a po do në këmbë me shkua në shtëpi apo me taksi. Ai tha vetëm tregoj taksistit ku me ndalur se unë e kryej pagesën. Sapo u nisëm ata na sulmuan. Është e sigurt që ata ishin përpara dhe na kanë dëgjuar duke folu shqip. Në fillim më kanë sulmuar mua dhe më kanë humbur vetëdijen. Pastaj e kanë sulmuar edhe shokun tim, por unë nuk kamë parë çka kanë bërë. Kur kam ardhur në vetëdije e kam parë shokun tim dhe kam kërkuar ndihmë. Një femër që punon afër aty e ka thirrur policinë”, rrëfen ai.

Brendoni thotë se ndjehet i frikësuar të qëndrojë në Serbi, mirëpo nuk mund të kthehen në Kosovë pa përfunduar procedurat e gjykatës.